×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Afera Liburnia- Degjojeni audio-incizimin se si rrethi i Liburn Aliut ia zhvatin 30 mijë euro një biznesmeni

    Insajderi
    01 June 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një skandal i ryshfetit është publikuar sot nga Ditari i Buzhalës. Bëhet fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaile tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.

    Përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.

    Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

    Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Damqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.

    Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivist i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

    Nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

    Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

    Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime.

    ‘’Bile bile është shumë i interesum me kanë mes jush. Liburin e ka jaran, s’po don nesër, masnesër me pasë punë. Bile përgjigje as kurgjo. Nashta ish kanë lehtësim 20 tahs, e 10 mas të kryhet. ‘’, thuhet në audio-inicizm.

    ‘’30 mijë euro për me u dërgu një email, përmes së cilës njoftojnë autoritetet se janë kry punët. Nashta nuk dihet a u  kry mirë, por qikaq duhet me pasë besim në qeveri kur thonë se u nalë puna e korrupsioni. Liburnin e ka jaran daja e Florentit.’’, thotë Buzhala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark