Fiksimi për çokollatën të bën edhe alergji - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Fiksimi për çokollatën të bën edhe alergji

    Insajderi
    30 September 2021 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alergji ndaj çokollatave? Po e lexuat mirë.

    Edhe pse duket e pamundur që të kesh kaq fat të keq, ka ca njerëz që e vuajnë.

    Nëse je alergjik ndaj çokollatave, sapo e ha ose e prek një të tillë, sistemi imunitar do lëshojë kimikate në gjak, të cilat do prekin disa organe jetësore.

    Simptomat që mund të keni janë: Marrje fryme, marrje mendsh, dhimbje të forta stomaku, ënjtje të buzëve dhe gjuhës, të vjella dhe dridhje. Këto janë gjithë simptomat e një reagimi alergjik të trupit dhe mund të shkaktojnë vdekjen.

    Por veç alergjisë ekziston edhe ndjeshmëria ndaj çokollatës, e cila funksionon krejt ndryshe. Nëse hani çokollatë në sasi të vogël nuk është aspak problem, por nëse e teproni ca mund të shkaktoni problem në traktit tretës.

    Njerëzit që vuajnë nga kjo ndjeshmëri kanë këto simptoma: Akne, ënjtje të traktit abdominal, kapsllëk, migrenë skuqej të lëkurës dhe dhimbje stomaku.

    Nëse keni ndonjë nga këto simptoma shmangni çdo lloj çokollate dhe produktet që bëhen bashkë me të si: qumësht ose fruta të thata. Gjithashtu shmangni gjithë produktet që kanë përmbajtje kakaoje. Nëse dyshoni se keni alergji, konsultohu me një doktor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark