Insajderi
Biznes

Fillon përgatitja e planit të veprimit të qytetit të gjelbër për Prishtinën

Insajderi
24 September 2019 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëjë sot nisjen zyrtare të projektit për përgatitjen e Planit të Veprimit të Qytetit të Gjelbër për Prishtinën.

Prishtina ka shprehur dëshirën për të ndërmarrë një qasje sistematike në adresimin apo trajtimin e sfidave të tij mjedisore urbane duke marrë pjesë në Kornizën e Qyteteve të Gjelbërta të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Si pjesë e kësaj Kornize, Komuna e Prishtinës do të zhvillojë një Plan Veprimi për Qytet të Gjelbër (PVQGJ), i cili mbulon një gamë të gjerë të sfidave mjedisore urbane.

Ky plan synon të udhëheqë Prishtinën për të identifikuar, renditur sipas rëndësisë dhe për të adresuar sfidat e tij më të ngutshme mjedisore dhe për të krijuar një vizion për të ardhmen e gjelbër të Qytetit.

Ministria Federale e Financave Austriake është duke e financuar me shumë bujari projektin përmes BERZH-it. Qyteti i Prishtinës do të zhvillojë PVQGJ-në e tij gjatë 16 muajve të ardhshëm, të ndihmuar nga kompania Mott MacDonald Limited, nga Mbretëria e Bashkuar, e mbështetur nga një numër i nën-konsulentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nisja Zyrtare për PVQGJ do të sigurojë informacione themelore në lidhje me PVQGJ-në dhe rëndësinë e saj për Qytetin tonë dhe gjithashtu ofron një mundësi për t’u takuar me përfaqësuesit e BERZH-it dhe të ekipit të Konsulenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark