Fillon procesi i parë në Beograd për masakrën e Srebrenicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fillon procesi i parë në Beograd për masakrën e Srebrenicës

    Insajderi
    12 December 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër tetë të pandehurve që akuzohen se kanë marrë pjesë në masakren e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

    Tetë të pandehurit përballen me gjykatën për krime lufte në Beograd me akuzën se kanë urdhëruar apo kanë marrë pjesë në vrasjen e qindra myslimanëve në qytezën e Kravicës, afër Srebrenicës.

    Kjo është hera e parë që Serbia gjykon persona ndaj të cilëve dyshohet se kanë qenë të përfshirë në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës.

    Të tetë personat dyshohet se janë pjesëtarë të njësisë speciale të policisë serbe të Bosnjës, “Jahorina”.

    Këtu përfshihet edhe komandanti i njësisë, Nedeljko Milidragoviq, i cili akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimet, shkruan rel.

    Nëse shpallen fajtor, ata mund të dënohen deri më 20 vjet burg.

    Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Rakto Mlladiq, i cili akuzohet se e ka orkestruar masakrën e Srebrenicës, momentalisht po përballet me gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark