Fillon seanca dëgjimore ndaj vëllezërve Vllasaliu, të dyshuar për vrasjen e Bedri Rexhepit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Fillon seanca dëgjimore ndaj vëllezërve Vllasaliu, të dyshuar për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Insajderi
    25 October 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca për shqyrtimin fillestar në rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi ka nisur të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Për vrasje të rëndë e dëmtim të kufomave janë duke u akuzuar dy vëllezërit Vllasaliu, Jeton dhe Nexhati, shkruan Gazeta Insajderi.

    Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qytetit të Shtimes.

    Pas afro 1 vjet e gjysmë është arritur të gjendet trupi i tij. I ndjeri, sipas prokurorisë u vra në bashkëkryerje nga vëllezërit Vllasaliu. Nexhati e Jetoni.

    Sipas prokurorit të rastit, Armend Hamiti vrasja ka ndodhur për 30 mijë euro.

    “Vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilët të akuzuarit kanë besu se tani i ndjeri Bedri Rexhepi i posedonte, për të cilin kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutu”, ka thënë Hamiti.

    Vetura e viktimës ishte gjetur e braktisur në afërsi të fshatit Shushicë të Graçanicës gjatë muajit prill, përderisa trupi i tij, në malet e Komunës së Novobërdës, më 30 shtator.

    Prokurori njoftoi se për zbardhjen e rastit janë intervistuar 29 persona.

    “Kemi dalë në terren për me kërku vendin se ku mund të jetë trupi i të ndjerit, por një kohë të gjatë s’ka
    pasur rezultate. Mirëpo, pas ekzaminimit edhe njëherë të të gjitha, dmth mos të harrojmë, në aktakuzë
    kur ta keni në dorë, të shihni se 29 dëshmitarë relevantë janë që janë të parapamë në këtë aktakuzë si
    dhe mbrojtja e të pandehurit. Por, janë marrë edhe shumë njerëz të tjerë në pyetje, por që kanë dalë se
    s’janë relevantë për rastin. Por, 29 prej tyre si dëshmitarë na kanë ndihmu. Për ndonjë pistë që në fund
    rezultoi me suksese me datën 30.09.2022 kur u arritë të gjenden mbetjet mortore
    “, deklaroi prokurori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark