Insajderi
Lajme

Fillon seanca ku pritet aktgjykimi ndaj ish rreshterit Senad Hamzic, i dyshuar për rrahjen e të dashurës- mbyllet për media

Insajderi
28 October 2025 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fillon seanca ku pritet aktgjykimi ndaj ish rreshterit Senad Hamzic, i dyshuar për rrahjen e të dashurës- mbyllet për media
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Gjykatën Themelore të Pejës, pritet të merret aktgjykimi ndaj ish-rreshterit policor, Senad Hamzic i cili akuzohet të ketë kanosur dhe lënduar lehtë policen Filloreta Kastrati, në maj të 2022-tës, shkruan Insajderi.

Prokurorja kërkoi që seanca të jetë e mbyllur, për shkak të situatës së ndjshme, por kjo gjë u kundërshtua nga avokati i viktimës, Labinot Gashi.

Nga ana tjetër, avokati i të pandehurit, Gëzim Kollçaku, e mbështeti kërkesën e prokurores, duke thënë se që 3 vjet që po zhvillohet kjo çështje, më parë nuk kishte pjesëmarrje të palëve të tjera, duke aluduar se mediat janë ftuar me kërkesë të viktimës, me qëllim që të dëmtojë familjen e ish-rreshterit Hamzic.

Me këtë rast, gjyqtari Ademaj vendosi që seanca të jetë e mbyllur, për të mbrojtur jetën personale dhe familjare të palëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark