Dokumentari quhet “See In Blue”, dhe shpërfaq arritjet e deri tanishme të këngëtares në muzikë.
Në një pjesë të këtij dokumentari ajo thotë se “për të bërë diçka të mirë, duhet të punoni vërtet shumë, jo vetëm në muzikë por gjithçka që bëni në jetë”.
Filmi i shkurtër për këngëtaren nga Prishtina, e përshkruan Dua Lipën si vajzën e një muzikanti e cila është rritur e rrethuar nga muzika dhe duke u frymëzuar nga Christina Aguilera, Stereophonics dhe Robbie Williams.
Dua Lipa tregon se gjatë karrierës së saj të shkurtër ka pasur ulje dhe ngritje, por gjithmonë është përpjekur që ta gjejë vetën. /Insajderi.com