Në edicionin e gjashtë të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, që mbahet këtë vit në Pogradec, çdo natë në kinemanë verore pranë Galerisë së Arteve do të shfaqen filma me protagonist aktorin e shquar shqiptar Bekim Fehmiu, në nderim të 80-vjetorit të tij të lindjes,
Për dallim nga vitet tjera Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ne Pogradec, këtë vit edicionin e gjashtë të tij, do ta mbaj nga data 31 deri më 5 gusht.
Në garën e këtij edicionin janë afër 100 filma nga të gjithë vendet e Ballkanit, derisa jashtë konkurimit janë edhe 50 të tjerë, shkruan KultPlus.
Pjesmarrës në festival janë disa nga figurat të njohura të kinematografisë shqiptare si Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Pirro Milkani, Ndriçim Xhepa, Guljejm Radoja, Tinka Kurti, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Niko Kanxheri, Esat Musliu, Saimir Kumbaro, Xhevdet Ferri etj.
Presidente nderi e Festivalit është Margarita Xhepa. Derisa juria e festivalit përbëhet nga pesë anëtarë, të gjithë autoritete në fushën e kinematografisë, nga vendet joballkanike.
Festivali do të shoqërohet edhe me disa aktivitete të tjera. /Insajderi.com