Filmi koreano-jugor ”Parasite” fiton Palmën e Artë në Kanë - Insajderi
×
Kulturë

Filmi koreano-jugor ”Parasite” fiton Palmën e Artë në Kanë

Insajderi
01 June 2019 - 12:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi ”Parasite” (“Paraziti”), i regjisorit koreano-jugor Bong Joon fitoi sot në mbrëmje çmimin Palma e Artë të festivalit prestigjioz të filmit, që zhvillohet në qytetin francez të Kanës.

Filmi ”Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale.

“Shumë faleminderit! Jam shumë i nderuar! Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze, falënderoj Henri-Georges Clouzot dhe Claude Chabrol”, ishin fjalët e para të regjisorit Bong Joon Ho, i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz francez Palma e Artë.

Ndërkohë, çmimin Aktorja më e Mirë e fitoi anglo-amerikania, Emily Beccham. Aktori më i Mirë u shpall spanjolli, Antonio Banderas.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark