Filmi “Qielli i trazuar”, premierë në PriFest nën qiellin e hapur të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Filmi “Qielli i trazuar”, premierë në PriFest nën qiellin e hapur të Prishtinës

    Insajderi
    26 August 2021 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artdashësit – veçanërisht adhuruesit e filmit – kanë mundësinë që mbrëmjen e kësaj se enjte ta shohin premierë në kuadër të PriFest, filmin “Qielli i trazuar”.

    Projekti i është realizuar nën regjinë e Anton Ndrecajt dhe Adriatik Kelmendit si producent ekzekutiv, për tematikë ka vetëvrasjen.

    Ndrecaj dhe Kelmendi duke ftuar filmdashësit që nga ora 20:30, të bashkohen në sheshin “Zahir Pajaziti” për ta parë premierën e filmit, kanë dhënë dromca detajesh nga projekti i përbashkët por edhe peripecive të hasura gjatë katër vjetësh sa ka kërkuar kohë realizimi i tij.

    “Është një ndër projektet më të vështira pjesë e të cilave kam qenë. Dukej i pamundur realizimi me buxhetin që kemi pasë. Aktorët janë klasi A i aktorëve shqiptarë/kosovarë. Është dashur vetëmohim, financa personale dhe angazhim të resurseve personale për ta finalizuar”, është shprehur Kelmendi, njofton Klankosova.tv.

    “Ajo që ka dalë në film të mendohet është arritur me dhjetëra mijëra euro – është bukur arritje. Ia kemi dalë dhe besoj se do të vlerësohet nga shikuesit”.

    Përtej kësaj Kelmendi ka treguar se ky film do të marrë pjesë edhe në festivale të tjera jashtë Kosovës.

    “Do të marrim pjesë në disa festivale të mëdha. Është përvojë e mirë e bukur, edhe besoj që ia kemi dalë të sjellim një rrëfim që ka qenë me skenar të Antonit. Ngre shumë pyetje shumë dilema. Ka qenë skenar sfidues për ta realizuar. Besojmë që shpejti do të ketë paraqitje edhe në një festival në Turqi, Itali dhe festivale të tjera…. Pagesat kanë qenë modeste, aktorët kanë qenë Arta Muçaj dhe Jehon Gorani”.

    Ndërkaq Ndrecaj ka folur më tepër për temën që trajton filmi, duke treguar se frymëzim ka qenë edhe e kaluara e tij.

    “Si i ri e kam munduar veten dhe kjo është shpërfaqur në krijimin e ideve rreth asaj se çfarë kam dashur të bëjë si film. Jam munduar që ky film të mos jetë i rëndë sepse tema e vetëvrasjes është teme ë rëndë. Jemi mundur që ta paraqesim si diçka që nuk sjell zgjidhje. Verdikti kryesor është i publikut”.

    “PriFest është festival që ka arritur të krijojë emër dhe të sjellë njerëz të industrisë së filmit nga e gjithë bota. Shpresoj se do t’i pëlqejë publikut vendas”.

    Ndrecaj ka treguar se për realizimin e “Qielli i hapur” kanë pasur një fond prej 40 mijë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark