Filmi shqiptaro-britanik “Home” ka fituar çmimin “Palm Springs Internacional Shortfest”, vetëm pak javë deri në premierën e tij.
Regjinë e filmit e ka bërë Daniel Mulloy, kurse në rolet kryesore luajnë Jack O’Conell dhe Holliday Grainger.
Ndërsa në rolet tjera luajnë aktoret shqiptarë, si: Andi Bajgora, Edison Dabiqaj, Zaki Ramadani, Adriana Matoshi, Armend Ismajli, Rifat Smani. Kurse producent i filmit Home është Shpat Deda.
Tema e filmit është udhëtimi i një familjeje britanike dhe tregon se sa lehtë mund të shembet siguria që mendojmë se e kemi ndërtuar rreth vetes dhe bashkë me të, konceptin që e quajmë Shtëpi. /Insajderi.com