Filmi “Zgjoi” zyrtarisht pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë - Insajderi
×
Kulturë

Filmi “Zgjoi” zyrtarisht pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë

Insajderi
09 June 2021 - 20:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lajmin e bëri të ditur aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”.

Yllka Gashi, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook njoftoi se filmi “Zgjoi” ka arritur suksesin e radhës.

Filmi me ide nga Blerta Basholli është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sidnei të Australisë.

Ndërkohë, ky festival do të mbahet me 18 deri më 29 Gusht 2021.

Postimi i plotë i Yllka Gashit pa ndërhyrje:

Edhe një lajm fantastik për filmin tonë “Zgjoi”. “Zgjoi” është përzgjedhur zyrtarisht të jetë pjesë e festivalit të filmit në Sydney të Australisë. Festivali mbahet nga 18 deri më 29 Gusht 2021 dhe të gjitha informatat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të festivalit!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark