×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Filozofi oborrtar i Kurtit në gjendje të mjerë analitike: Escobari s’është amerikan, është sllovak

    Insajderi
    08 February 2023 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është kundërshtar i ashpër i Asociacionit, të cilin vazhdon ta quan Zajednicë. Ai së fundi ka thënë se i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar nuk është amerikan por është sllovak.

    Përveç me shkrime, tash Hoxha ka zgjedhur ta kundërshtojë edhe me zë. Në një opinion të tij, të lexuar nga vetë ai, Hoxha ka kritikuar Gabriel Escobarin, të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, si përsëritës të pozicionit të Lajçakut.

    “Evropa sa i takon shtetit të Koosvës, nuk është fuqia dhe kontributi i Gjermanisë, por fuqia dhe korrupsioni i Qipros. Duke e përsëritur pozicionin e Lajçakut, edhe Escobari nuk është Biden, por është Lajçak. Ai nuk është amerikan është Sllovak.” – tha ai në analizën e tij të titulluar “Escobari si përkthim të Bidenit po na jep fjalët e Lajçakut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark