Finalja e Kupës së Mbretit – Ja orari i ndeshjes Barcelona vs Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Finalja e Kupës së Mbretit – Ja orari i ndeshjes Barcelona vs Real Madrid

    Insajderi
    12 April 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sërish në një “El Clasico” historik, këtë herë në finalen e Kupës së Mbretit, raporton Insajderi.

    Ndeshja do të zhvillohet më 26 prill, në orën 22:00, në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.

    Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht datën, orarin dhe vendin e ndeshjes finale, e cila pritet të ofrojë një spektakël të madh futbolli mes dy klubëve më të mëdhenj të La Ligës.

    Të dyja skuadrat do të synojnë me ngulm trofeun, duke pasur parasysh edhe rivalitetin e madh mes tyre. Kjo do të jetë përballja e dytë direkte në finale për këtë sezon, pas Superkupës së Spanjës, ku triumfoi Barcelona.

    Përveç kësaj, Barcelona dhe Real Madridi janë duke luftuar edhe për titullin e kampionit në La Liga, ku aktualisht katalanasit qëndrojnë në krye të tabelës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark