×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Financat për avokatët e Thaçit alarmojnë Gjykatën Speciale

    Insajderi
    30 January 2024 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parashtresa paralajmëruese për tërheqje e ekipit të avokatëve të ish-presidentit, Hashim Thaçi, kanë alarmuar trupin gjykues të Gjykatës Speciale.

    Pasi ka pranuar parashtresat, pas përfundimit të seancës gjyqësore të së martës, kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka shprehur habinë për një kërkesë të tillë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka paralajmëruar që pas seancës mbrojtja e Thaçit ta mbajë një takim me gjykatësit.

    “Jam i shqetësuar në lidhje me këto parashtrimet e fundit që kanë lidhje me përfaqësimin e z. Thaçi. Mendojmë që do të ishte më mirë duke pasur parasysh nevojën që duhet ta kemi një takim ‘ex parte’ me ekipin e Thaçit dhe z. Thaçi patjeter. Do të thotë se do të jemi vetëm ne këtu të diskutojmë për këtë çështje. Po mendoj që nesër në orën 16:00 pas përfundimit të seancës”, ka deklaruar ai në seancë.

    Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Thaçit.

    Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve financiare ndaj tyre.

    “Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Speciales. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark