×
  • Sport
  • Euro 2020

    Finlanda mposhtet nga Belgjika, shpreson në kualifikim nga pozita e tretë

    Insajderi
    21 June 2021 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Belgjika ka arritur ta mposht skuadrën e Finlandës, megjithatë, Finlanda mbetet e treta në renditje me tri pikë dhe do të shpresojë për njërin nga katër vendet e për ekipet që ndodhen të pozicionuara në vendet e treta në grupe, transmeton Insporti.

    Romelu Lukaku realizoi një gol të bukur, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

    Ishte një autogol nga Lukas Hradecky që kaloi Belgjikën në epërsi (74′).

    Dhe, vetëm pas shtatë minutave, Lukaku realizoi një gol shumë të bukur (81′), që doli të jetë edhe i fundit në ndeshje.

    Pra, Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Danimarkës e kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark