Insajderi
Lajme

Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Insajderi
07 November 2025 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Finlanda ofron mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte sot për vizitë pune në Helsinki të Finlandës.

Në një postim në platformën X, ai ka deklaruar se vizita u organizua nga Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës.

“Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Sorensen.

Në fund, ai ka pohuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark