Insajderi
Biznes

Fintech në vend, bazuar nga vlerësimi i Tregut

Insajderi
01 February 2024 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fintech në vend, bazuar nga vlerësimi i Tregut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë viteve të fundit, ne e kemi parë kudo termin “FinTech”, pasi që është një nga revolucionet më të mëdha që përjetoj bota digjitale. 

Nëse jeni i ri në këtë fushë dhe të paqartë se çfarë është fintech, atëherë ky është një shpjegim i thjeshtë. 

Fintech është formë financiare teknologjike që i referohet inovacionit në aplikim të teknologjisë për të përmirësuar financat dhe shërbimet në lidhje me to. 

Fintech përfshin një gamë të larmishme të zgjidhjeve që shfrytëzojnë softuer të avansuar, inteligjenca artificiale, blockchain dhe aplikacione në celular për të riformuar mënyrën se si ne menaxhojmë, investojmë dhe bëjmë transaksione me para. 

Kjo i bën shërbimet financiare më të qasshme, më efikase dhe më miqësore për përdoruesit. 

Aktualisht, në tregun global veprojnë kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime financiare duke shfrytëzuar teknologjinë. Megjithatë, vetëm disa kompani ofrojnë besueshmëri. 

Në këtë artikull do të zbuloni Fintech-un më të mirë në Kosovë dhe me numrin më të madh të përdoruesve. 

Duke eksploruar kompanitë më të mira fintech, na lejoni të shikojmë një përmbledhje të shpejtë. 

Çfarë bën një Fintech? 

Një kompani fintech (teknologji financiare) është një subjekt që përdor teknologjinë më të fundit për të ofruar produkte financiare inovative dhe shërbimet për përdoruesit. Këto kompani përdorin forma analitika të të dhënave, inteligjenca artificiale dhe të tjera mjete digjitale për të thjeshtësuar aspekte të ndryshme të financave. 

Një kompani e teknologjisë financiare ofron një gamë të gjerë shërbimesh, përfshirë këtu opsionin online duke krijuar qasje të lehtë në përdorim. 

Qëllimi kryesor i kompanive fintech është që të rrisin efikasitetin, thjeshtësinë dhe përballueshmërinë e shërbimeve financiare. 

Modeli më i mirë dhe më i besueshëm në vend është IBAS.

IBAS u themelua në vitin 2019, i sjellë në jetë nga një grup pasionantësh e vizionarësh të vendosur për të revolucionarizuar peisazhin financiar në mbarë botën, duke filluar nga Kosova. 

Me ambicie dhe me përkushtim të palëkundur, u licensuan nga Banka Qendrore, duke u vendosur si një emetues kryesor i parave elektronike dhe ofrues krediti për pagesat. Më vonë zgjeruan licensën në Këshilltarin e Investimeve. 

Që nga fillimi, IBAS ka qenë pionier në teknologjinë më të avancuar, duke ndjekur inovacione përçarëse që ripërcaktojnë transferet e pagesave, transferet e parave dhe shërbimet e kreditit. Ndjekja e vazhdueshme për inovacion dhe përsosmëri kulmoi me një fitore në çmimet e vlerësuara të ICT në 2021 për inovacionin, ku fituan çmimin kryesor. 

Produktet kryesore: 

– Pagesat Digjitale 

– Transferimi ndërkombëtar i parave 

– Kredi për pagesa 

– Shërbimet e Këshillimit për Investime 

Tani, tri vite pas, IBAS po arrin suksese të vazhdueshme ku vlen të ceket se në vitin 2023, arriti një sukses të jashtëzakonshëm me një rritje prej 59% të të hyrave. Kjo fal angazhimit të madh të personelit dhe një klientele besnike. 

IBAS, një Institucion Financiar Jo Bankar, i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës, me investitorë vendor dhe e zhvilluar në tërësi nga profesionistët e vendit tonë, mbetet e përkushtuar për të avancuar edhe me tutje shërbimet financiare, me qëllimin kryesor që të krijoj efikasitet dhe efektivitet për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të jetë një atribues i fuqishëm në ekosistemin e vendit tonë. 

Eksploroni zgjidhjet inovative të IBAS i cili po ndryshon përkufizimin e SUKSESIT. Shkarko aplikacionin në : 

�� App Store: https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343 

�� Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark