Policia e Kosovës ka identifikuar dy raste të dy personave me armëmbajtje pa leje.
Departamenti i policisë kufitare, përmes raportit 24 orësh ka njoftuat se pasi kanë ndaluar një automjet me targa vendore i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë.
Ndërsa rasti tjetër, gjatë kontrollit në çantë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 17 fishekë, shkruan Insajderi.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
· Rr. Pejë-Rugovë, Udhëkryqi Milishec 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 10 fishekë si dhe një kuti me municion prej 40 copë fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
· Rr. Pejë-Rugovë, 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 17 fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.