
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka vazhduar shkëlqimin me ekipin e tij, Elversberg, duke shënuar edhe dy gola në Bundesliga 2.
Elversberg ka marrë një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Hannoveri me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.
Padyshim lojtari më meritor i mysafirëve ishte sulmuesi i ri i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi të tri golat për ekipin e tij.
Goli i parë i Asllanit erdhi në minutën e 55-të për barazimin 1-1, ndërsa goli i dytë apo i epërsisë 1-2 erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes.
Tooooor… Doppelpack für Asllani. Es gab einige Großchancen in dieser 2. Halbzeit. Fisnik mit Saisontor 16 zum 1:2 in der 78. Min #H96ELV #DieElv #UnsereElv pic.twitter.com/QKS8QzWnZi
— SV 07 ELVERSBERG (@SV07Elversberg) April 12, 2025
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, në skenë doli përsëri Asllani, i cili në minutën e tetë shtesë kaloi portierin dhe gjithë mbrojtjen për rezultatin përfundimtar 1-3.
Me këtë het-trik, Asllani ka arritur në kuotën e 17 golave dhe 6 asistimeve në 27 ndeshje këtë sezon dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve.
Në anën tjetër, Me këtë fitore, Elversberg ngjitet në pozitën e tretë me 47 pikë dhe deri në fund do të tentojë inkuadrimin në Bundesliga./telegrafi/