Dyshja shumë e komentuar e kohëve të fundit, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla ishin duke shijuar pushimet në Dubai.
Këngëtarja u komentua shumë se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, mirëpo në secilin postim të saj, ajo u sigurua mirë që ta fshihte barkun me anë të ndërhyrjeve në fotografi. Mirëpo ka qenë Fisnik Syla ai i cili me anë të një postimi në InstaStory tregojnë një mënyrë të vërtetën rreth shtatzënisë së saj.
“Tu ka lshu një gjumë shpirt”, shkroi ai sipër videos në të cilën shfaqej Fjolla duke fjetur në aeroplan, dhe një detaj tjetër shtesë ishte reagimi i Fjollës pasi u zgjua gjatë videos. Lëvizja e saj e parë ishte vendosja e dorës në bark, lëvizje kjo instiktive që e bënë çdo nënë që mbanë foshnje.
Një gjë e tillë tashmë është mjaft e ditur dhe nuk ka se si të fshihet apo mohohet më.
Ndryshe, Fjolla Morina përveç fëmijës që po pret me Fisnik Sylën, është nënë e dy vajzave të tjera.