Insajderi
Botë

Fitimet e BMW-së bien në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Insajderi
12 March 2026 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fitimet e BMW-së bien në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

BMW ka njoftuar rënie të fitimeve gjatë vitit 2025, duke arritur nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19.

Fitimi operativ i kompanisë ra me 11.5%, duke zbritur në 10.2 miliardë euro, ndërsa fitimi neto u ul në rreth 7.5 miliardë euro.

Sipas kompanisë, rënia lidhet kryesisht me tarifat tregtare dhe uljen e shitjeve në Kinë, që është tregu më i madh i BMW-së.

Megjithatë, prodhuesi gjerman arriti të dorëzojë rreth 2.46 milionë automjete në mbarë botën, një rritje e lehtë krahasuar me vitin paraprak.

Shitjet u rritën veçanërisht në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Oliver Zipse, theksoi se strategjia afatgjatë e BMW-së mbetet e pandryshuar pavarësisht sfidave aktuale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark