×
  • Showbiz
  • Show

    Fitoi 100 mijë euro! Çfarë do të bëjë Egla Ceno pas “BBV 3”?

    Insajderi
    26 May 2024 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egla Ceno ia doli që ta bëjë publikun për vete dhe të shpallet fituese e Big Brother Vip 3. Pas përfundimit të spektaklit ajo i ka ndarë emocionet e para për mikrofonin e Top Channel, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë këtë moment.

    Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti aktoren sesi ndihej dhe se çfarë do të bëjë pasi ëndrra e saj përfundoi me këtë triumf.


    “Po vdes…. Nuk e kisha menduar kurrë. Mendoj e kam jetuar kështu si jam. Ky format ka pushtet të jashtëzakonshëm për të dhënë një shkelm menderesh dhe për të të hedhur në publik. Kjo ka ndodhur! Do mundohem të mbaj këmbët fort në tokë dhe të vazhdoj jetën time. Sonte do shkrydhem pak me të shtëpisë. Jam shumë e shkalafitur tani nga emocionet, s’di ku kam kokën, shpirtin”, u shpreh Egla.

    Ajo e ndau podiumin me një tjetër aktor, që është spikatur për strategjitë e tij të forta në lojë, Juljan Dedën. Tre aktorë ishin finalistët e fundit që mbetën në shtëpi, pasi edhe Romeo Veshaj humbi “betejën” me Eglën, në një televotim kokë më kokë, ndërsa edhe Heidi Baci nuk mundi të triumfojë përballë Julit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark