Insajderi
Insporti

Fitoi 7,5 milionë dollarë në SHBA, sulmuesi shqiptar bëhet gati për t’u transferuar në Serie B

Insajderi
02 February 2026 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fitoi 7,5 milionë dollarë në SHBA, sulmuesi shqiptar bëhet gati për t’u transferuar në Serie B
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhakomo Vironi bëhet gati të kthehet në Europë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund aventurës amerikane pas katër vitesh, në të cilat la pak shenjë përtej Atlantikut, por u kthye si milioner.

Në katër vitet e tij, fillimisht me Nju Inglënd dhe pastaj CF Montreal, Vrioni ishte rrallëherë protagonist, por shijoi një kontratë të majme nga e cila në katër vite ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Por tani, pas katër vitesh në hije në SHBA, atij i duhet të nisë gjithçka nga e para në Europë dhe interesi për të nuk ka qenë maksimal.

Gjithsesi, mediat italiane raportojnë se për Vrionin kanë dalë në skenë dy klube italiane, me saktësisht Çezena dhe Rexhiana në Serinë B, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij mundësinë të tregojë se sa vlen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark