×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Fitoi tender me dokument të falsifikuar, Prokuroria ndalon një person

    Insajderi
    13 March 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person është ndaluar në mbajtje prej 48 orëve pasi dyshohet për mashtrim në prokurim publik.

    Prokuroria ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin. Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark