×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fitorja autokratike e Putinit në zgjedhje, Vuçiqi ia dërgon një letër ku përmendet Kosova

    Insajderi
    19 March 2024 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ia ka dorëzuar një letër urimi Aleksandar Boçan-Kharchenko, ambasadorit të Rusisë në Beograd për fitoren autokratike të Vladimir Putinit në zgjedhje. Aty në letër përmendet edhe Kosova, ku Vuçiqi pretendon se serbët e Kosovës janë në “gjendje të vështirë”.

    Mediat serbe citojnë një postim të Vuçiqit në faqen e presidences serbe në ‘Instagram’ që jep detaje nga letra që i ka dorëzuar Putinit. Aty Vuçiqi thotë se e falënderon Rusinë për “mbështetjen e “integritetit territorial të Serbisë”.

    “Shfrytëzova bisedën me ambasadorin Boçan-Kharchenko për t’i dorëzuar atij një letër për Presidentin e Federatës Ruse, Putin, në të cilën, përveç urimit për fitoren zgjedhore, i shpjegova edhe peshën e situatës me të cilën po përballet populli serb në Kosova, sfidat e rëndësishme politike me të cilat përballet Serbia, me falënderim Federatën Ruse për mbështetjen që i jep integritetit territorial të Serbisë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

    Putini shpalli fitoren autokratike në zgjedhjet në Rusi, ku fitoi 87.28 për qind të votave. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark