×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fitorja në Arbitrazh kundrejt IuteCredit – nga kjo kompani ligjore u përfaqësua Kosova

    Insajderi
    21 November 2022 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Institucioni mikrofinanciar “Iute Credit”, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në shkurt të 2020’së.

    Por, vetëm tri ditë më parë Iute Credit humbi betejën në Gjykatën e Arbitrazhit kundër Kosovës.

    Kosova është përfaqësuar nga firma ligjore amerikane “Squire Patton Boggs”, të cilët edhe kanë dhënë detaje nga rasti.

    “Mosmarrëveshja AS IuteCredit Europe v Republika e Kosovës kishte të bënte me revokimin e licensës së institucionit mikrofinanciar që i ishte lëshuar filialit të paditësit në Kosovë dhe udhëhiqej nga Ligji i Kosovës për Investime të Huaja”, thuhet në njoftim.

    Theksojmë se Squire Patton Boggs ka siguruar tashmë tre fitore radhazi në arbitrazh të investimeve për Republikën e Kosovës, duke i mbrojtur taksapaguesve kosovarë pothuajse gjysmë miliardi eurosh në vlerë të padive.

    Ekipi i Squire Patton Boggs u udhëhoq nga Luka Misetic (New York), Rostislav Pekar (Pragë) dhe Mark Stadnyk (Houston), bashkëpunëtori i lartë Matej Pustay (Pragë) dhe bashkëpunëtoret Fëllënza Limani, Mailis Meier-Lutterodt, Tamara Koresova dhe Helena Cech (të gjithë në Pragë).

    “Rasti përfshinte një numër çështjesh në lidhje me ligjshëmrinë e investimeve si në periudhën e bërjes së investimit ashtu edhe më pas. Përfundimisht, Tribunali arriti në konkluzionin se sjellja e paditësit nuk mjaftonte për të përjashtuar juridiksionin e tribunalit, mirëpo vendosi në favor të Kosovës për të gjithë pretendimet e saj në merita. Kësisoj tribunali pranoi argumentin e Kosovës se revokimi i licensës përbënte një ushtrim bona fide (në mirëbesim) të kompetencave rregullative të Kosovës dhe si i tillë nuk ishte arbitrar apo diskriminues por i ofronte paditësit një trajtim të rregullt dhe të drejtë. Në bazë të këtij përfundimi, tribunali hodhi poshtë të gjitha kërkesat e ngritura nga paditësi, përfshirë këtu pretendimet për shpronësim, shkelje të standartit për trajtim të drejtë dhe të paanshëm, shkelje të standartit për mbrojtje të plotë dhe siguri dhe shkelje të klauzolës ombrellë”, vijon njofitimi.

    Nga kjo firmë ligjore janë shprehur të kënaqur me punën që kanë bërë

    “Jemi të kënaqur që kemi siguruar fitoren e tretë radhazi në arbitrazh të investimeve për popullin e Kosovës” komentoi z. Misetic. “Vendimi i arbitrazhit konfirmon se me revokimin e licensës së të paditurit me qëllim mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe publikut të gjerë kosovar, Banka Qendrore e Kosovës ka vepruar në përputhje me starndartet vendore dhe ndërkombëtare.”

    “Tribunali gjithashtu i ka njohur Kosovës të gjitha shpenzimet e arbitrazhit si dhe 20% të shpenzimeve të Kosovës”, deklarojnë nga SPB.

    Squire Patton Boggs e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në pesë arbitrazhe ndërkombëtare. Ky rast është i treti që ka arritur në një vendim përfundimtar.

    I pari, ACP Axos v Republic of Kosovo, ka rezultuar në fitore të plotë për Kosovën duke mundur një padi në vlerë prej €380 milion.

    I dyti, Bedri Selmani v Republic of Kosovo, u nxorr në gusht 2022 dhe gjithashtu rezultoi në fitore të plotë për Kosovën, në një rast ku paditësi kishte kërkuar mbi €45 milion pa llogaritur kamatën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark