Fjalët e fundit të ambasadorit rus Andrey Karlov, i cili foli në përurimin e ekspozitës së fotografive, të quajtur “Rusia, në sytë e turqve” në Qendrën e Arteve Bashkëkohore në Ankara, ku kishte folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.
Këto ishin fjalët e fundit para vrasjes së ambasadorit Karlov, i cili theksoi faktin se ekspozita ishte ngjarja e parë, pas përmirësimit të marrëdhënieve të Turqisë me Rusinë, shkruan CNN Turk, përcjell Insajderi.
“Më besoni, unë kam udhëtuar nga Kaliningradi në Kamchatka[Kazakistan] shumë herë gjatë udhëtimeve të mia, kam udhëtuar nga perëndimi në lindje për 9 ditë, 9 orë me avion, dhe 9 ditë me tren, dhe unë jam i sigurt se ditëve të sotme ju mund të shkoni në Rusi për 20 apo 30 minuta. Ne do të dërgojmë këshillat tona për këtë çështje, dhe një mjedis shumë interesante do të ju pres në Rusi, rusët janë absolutisht kurioz për vizitorët turk që do shkonin atje. Kjo ngjarje e sotme në Ankara, është ngjarja e parë mes dy shteteve pasi marrëdhëniet tona janë normalizuar. Për ekspozitën që ne jemi gati të flasim sot…”
Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është vrarë nga një polic i Turqisë, i identifikuar si Mevlut Altintas. Ditën e kryerjes së vrasjes, Altintas nuk ishte në detyrë të policit.
Vrasësi pas sulmit ndaj amabasadorit rus, u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë së galerisë.
Krerët e të dyja shteteve, Reccep Taiyp Erdogan dhe Vladimir Putin e kanë cilësuar si një provokim dhe tentim për prishjen e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. /Insajderi.com