Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar me një selfi në Facebook, pas deklaratës së sotme të prokurores Lumturie Vuçetaj, ku kjo e fundit tha se ekzistojnë dyshime se Muhaxheri ka ushtruar ndikim tek zyrtarët komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muhaxheri duke ironizuar tha se ‘fjalët mund të rrjedhin si uji nën urë‘ derisa thuri lavde për punën e tij në këtë qytet.
“Ndërsa fjalët mund të rrjedhin si uji nën urë, me punë dhe angazhim ndërtohen ura për një të ardhme më të sigurt“, ka shkruar Muhaxheri në fotografinë e publikuar rreth një orë më parë.
Kujtojmë se, Prokuroria Themelore në Pejë sot ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me lejet e lëshuara për ndërtim, shkruan Insajderi.
Pak orë më parë, Insajderi ka kontaktuar kryetarin Muhaxheri për ta pyetur lidhur me rastin. Ai tha se shumë shpejtë do t’i përgjigjet prokurores Vuçetaj
“Lajmet nuk i kam pa, besoj që i përgjigjem shpejtë Prokurores edhe për këtë punë”, tha shkurt Muhaxheri.