×
  • Lajme
  • Insajderi

    “….fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve”, ky është përshkrimi zyrtar i Policisë për videon e “It’s My Home”, ku një vajzë shpërthen në lot nga goditja

    Insajderi
    15 September 2022 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë konkurrente në një reality show i quajtur “It’s my home”, në televizionin “First Channel”, ka qenë të mërkurën cak i dhunës. Ajo u godit me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor, kamerat regjistruar gjithçka mbi dhunën që po transmetohej live nëpër platformat televizive, shkruan Insajderi.

    Pasi pamjet u bën virale dhe u rrit presioni publik kundër dhunës, ndërhyn nga Policia e Kosovës.

    Zyrtarët policorë zbarkuan mbrëmë në objektin e këtij televizion, ku në pyetje u morën dy personat e përfshirë në këtë rast, shkruan Insajderi.

    Pamjet e dhunës, dhe kaosin që ndodhi brenda kësaj shtëpie, policia në raportin 24 orësh i ka quajtur fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve.

    Sulmuesi që ishte njëri nga banorët, u la i lirë nga ana e zyrtarëve policor dhe rasti u trajtuar si vepër penale “Kanosje&Sulm”.

    Pas publikimit me videot që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale  ku shifet si fjalosje ndërmjet dy konkurrentëve,  një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe një femër kosovare  në një emision, janë intervistuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.

    Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe pronari i këtij i televizioni, Valon Maloku, i cili preferoj të mburrej me atë çfarë ndodhi brenda reality show-it.

    Maloku tha se gjithmonë guxojnë të bëjmë diçka që të tjerët nuk kanë bërë, shkruan Insajderi.

    “Jo pse jeni pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti. Sot s’ka pas portal qe s’kanë shkru zi e terr për ne. Ato janë portale për klikime. Edhe nuk janë shkoq tan ditën tum bo pyetje. Gabimi jonë i vetëm është që na thyejmë tabu, na gjithmonë guxojmë me bo diçka që të tjerët nuk kanë bo”, tha Maloku.

    Për të mos i mjaftuar fjalët mburrëse, Maloku i këshillon banoret që ta ngrisin zërin sa të dëshirojnë.

    “Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu”, tha me tej ai.

    Në këtë rast është përfshirë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë mbylljen e këtij televizioni.

    Vetë banorja që u sulmua në video dëgjohet teksa thotë e përlotur “S’jam ardhë unë mem rreh këtu”./GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark