×
  • Showbiz
  • Show

    Maloku ‘sheh ëndrra me sy hapur’: Po thyejmë tabu

    Insajderi
    14 September 2022 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e televizionit “First Channel”, pas rasteve të dhunës që ndodhën mes pjesëmarrësve të emisionit “It’s my Home”.

    Lidhur me ngjarjen ka reaguar pronari i këtij i televizoni, Valon Maloku.

    Ai shkoi brenda shtëpisë ku ua shpjegojë banorëve se çka ka ndodhur sot pas veprimeve të tyre.

    Maloku u shpreh se televizioni i tyre po thyen tabu.

    “Mundet me pas gabime por janë të paqëllimshme. Ju kuptoj pse po ju ndodhin gjitha këto. Kërkush me zor s’ju ka shti. Për momentin, jeni pjesë e çdo shtëpie shqiptare. Dy ditët e para kem marr shumë falënderime për punën. Ndërsa, në fund ka pas shumë kritika. Nuk është mirë çka është tu ndodhë. Jo ofendim, prekje, rrite zanin sadush po jo me ofendu, bullizu, kërcënu”.

    “Jo pse jeni pse jeni para kamerave por me këto përcillet nga shteti. Sot s’ka pas portal qe s’kanë shkru zi e terr për ne. Ato janë portale për klikime. Edhe nuk janë shkoq tan ditën tum bo pyetje. Gabimi jonë i vetëm është që na thyejmë tabu, na gjithmonë guxojmë me bo diçka që të tjerët nuk kanë bo”, tha Maloku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark