Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale.
Disa ditë më parë avokati i këngëtares shqiptare Fjolla Morina dha lajmin se ajo është liruar nga paraburgimi.
Fjolla kohëve të fundit bëri bujë të madhe, pasi asaj ju shqyrtua paraburgimi pasi u akuzua me arratisje nga burgu shtëpiak nga Kukësi dhe më pas u lirua.
Ajo sot ka postuar një fotografi me avokatin e saj Fanol Krasniqin ku u shpreh mirënjohëse ndaj tij dhe shtetit të Kosovës.
Ndërsa Fjolla dje riaktivizoi profilin e saj në Instagram duke bërë postin e saj të parë pas rikthimit me vajzën e saj e cila filloi shkollën.
“Nje fillim i ri sot per ty vajza ime e vogel, uroj te jete i mbare rrugetimi drejte dijes. Jam shume krenare me ty”, shkroi Fjolla në mbishkrimin e fotografisë