Këngëtarja Fjolla Morina, i është gëzuar fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve të para, doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
E arratisur nga Kukësi, Fjolla reagoi menjëherë pasi u kuptua që partia e Albin Kurtit po dominon me vota, duke postuar një fotografi në “Instastory” me mbishkrimin “ Ti je zemra e Kosovës”.
Këngëtarja që akoma po kërkohet nga autoritetet e Shqipërisë për armëmbajtje pa leje, edhe më herët ka shprehur përkrahje ndaj Kurtit dhe partisë së tij.
Deri tash janë numëruar mbi 99 për qind e votave të rregullta dhe LVV-ja po prin me 47.88 për qind.