Fjolla Morina i jep fund martesës me Fisnik Sylën? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fjolla Morina i jep fund martesës me Fisnik Sylën?

    Insajderi
    27 September 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fjolla Morina e cila pavarësisht problemeve me drejtësinë, ka kaluar një verë të bukur në prani të bashkëshortit të saj Fisnik Syla. Edhe pse Fjolla ishte në kërkim të policisë, ata u martuan me një ceremoni private, por shumë të bukur në Maldive dhe dukeshin më të dashuruar së kurrë.  

    Së fundmi, ajo që ka rënë shumë në sy është fakti, se këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij. Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

    Kjo gjë ngjall dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark