Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi! Lajmin e ka konfirmuar avokati i saj, Fanol Krasniqi. Ky i fundit ka sqaruar se Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri, duke i ndërprerë edhe qëndrimin në qelinë e paraburgimit.
“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi.
Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kohë e përllogaritur që prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.
Fjolla u arrestua korrik, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.