Fjolla Morina është riaktivizuar sërish.
Këngëtarja kosovare e cila që një vit po përballet me shtetin tanimë është liruar nga paraburgimi.
Ndërkohë nuk po mungojnë fotot e shumta që po poston në rrjetet sociale duke treguar karakterin e saj të fortë.
Së fundmi ka ndarë disa imazhe në të cilat u paraqit veshur me trenerka ngjyrë nude, por që vëmendje më shumë mori mbishkrimi sipër fotove.
“Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i pavarur”, kështu shkroi këngëtarja duke iu referuar vetes.
Kujtojmë se kohët e fundit po përflitet se ajo dhe Fisniku janë ndarë, e mbase ky status erdhi pikërisht nga kjo situatë.