Fjolla Morina ditët e fundit ka qenë emër shumë i komentuar në shtypin rozë, për shkak të të rejave rreth saj.
Fillimisht bëri bujë lajmi për ndalimin e saj nga policia e Tiranës, e më pastaj për arrestin shtëpiak.
Së fundi, këngëtarja ka pranuar propozim për fejesë nga partneri i saj, Fisnik Syla, ndërsa tani nuk i kursen fotografitë e dedikimet për të.
Gjatë ditës së sotme, Fjolla pranoi një befasi të bukur nga Fisniku, i cili ia dhuroi asaj një buqetë me trëndafila të kuq e të bardhë.
“I dashuri im më befason çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja sipër asaj fotoje.