Këngëtarja Fjolla Morina gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe në rrjete sociale, madje janë aluduar edhe shumë gjëra për jetën e saj private.
Ajo së fundmi ka ndarë një imazh të së bijës në rrjete sociale, të cilës i uron mbrëmjen e maturës.
Me lirimin e masave ndaj coronavirusit, kanë filluar të lejohen edhe mbrëmjet e maturës e po ashtu edhe shumë aktivitete të tjera.
Edhe vajza e artistes së njohur po ashtu ishte bërë gati që të festonte përfundimin e shkollës pas një viti me sfida të mëdha marrë parasysh situatën me COVID-19.
“Kukulla e mamit”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.