Dy javë më parë Prokuroria e Kukësit përfundoi hetimet për Fjolla Morinën, pasi këngëtarja u kap pak muaj më parë me dy pistoleta në makinë në kufirin e Morinës për të kaluar në Shqipëri.
Pas përfundimit të hetimeve, këngëtarja u akuzua zyrtarisht për armëmbajtje pa leje. Ndërsa për dy shoqëruesit në makinë me të, i dashuri i saj, biznesmeni Fisnik Sylaj dhe shoferi Fitim Muji, u pushua akuza, shkruan Iconstyle.al.
Mirëpo, kjo çështje është rihapur sërish në Prokurorinë e Kukësit e madje ka sjellë përplasje.
Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit i ka dalë kundër prokurorit të çështjes dhe ka kërkuar që Fjolla të gjykohet për trafikim armësh në bashkëpunim me partnerin e saj, Fisnikun dhe shoferin.
Ndërkohë që pritej të caktohej një datë gjyqi për këngëtaren, duket se ngjarja po merr një tjetër rrjedhë.
Nga ana tjetër vetë Fjolla po jeton ditët më të lumtura si e dashuruar me Fisnik Sylën. Pas ngjarjes së bujshme, këngëtarja bëri publike lidhjen me biznesmenin dhe pritet që për pak kohë ata të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.
Fisniku i propozi këngëtares disa javë më parë me një buqetë gjigante me trëndafila në formë zemre dhe me dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë, si dhe me një unazë të bukur diamanti.
Këngëtarja e pranoi propozimin dhe mendohet që këtë muaj ata të kurorëzojnë dashurinë e tyre, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas këtyre zhvillimeve të fundit.