Fjolla në burg, i shoqi infektohet me variantin Delta - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fjolla në burg, i shoqi infektohet me variantin Delta

    Insajderi
    16 August 2021 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, është infektuar me variantin Delta të Covid-19.

    Kjo është bërë e ditur nga vetë ai, i cili përmes rrjetit social Instagram ka thënë se është vaksinuar, prandaj gjendja e tij shëndetësore rezulton të jetë e mirë.

    “Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:

    Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar Syla.

    Kujtojmë që Fjolla Morina u arrestua më 19 korrik në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale “trafikim armësh”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark