Xhudistja kosovare vazhdon ti sjell suksese Kosovës. Pas Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës,Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës, një tjetër xhudiste ka korrur sukses.
Kjo është Flasa Loxha , e cila fitoi medaljen e bronztë në“Top European Cup”,i cili u mbajt në Zagreb,kategoria 57 kilogramë.
Ajo u tregua jashtëzakonisht e suksesshme,duke regjistruar katër fitore dhe duke e pësuar vetëm një humbje ,ku edhe ja sjelli Kosovës medaljen në kategorinë e kadetëve.