Një person është plagosur paraditen e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë. I dyshuari është identifikuar nga policia.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për Gazetën Insajderi se i plagosuri është në gjendje të rëndë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila shtoi se i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.