×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet babai i Sokol Halilit: I ka bërtit e janë përla, por kurrë nuk e ka rreh

    Insajderi
    01 December 2022 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së mërkurës 35 vjeçarja, Hamide Magashi u vra nga ish-burri i saj, Sokol Halili. Ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Vrasja ndodhi para Klinikës së Gjinekologjisë.

    Gjatë ditës së sotme, janë dhënë dëshmi shokuese nga familjarët e viktimës.

    Ndërsa, Halil Halili, babai të dyshuarit për këtë vrasje, i ka thënë Insajderit se nuk e kishte idenë që do ndodhte diçka e tillë. Një natë më parë, i biri nuk i kishte teguar se ku po shkonte.

    “Se di ku është ai, edhe ai u dasht me mbet qaty menjëherë nuk e du mo. Jam shumë keq. Mosmarrëveshjet nuk u dashtë me i zgjidh kështu. Nuk më ka kallxu ku është tu shku, veç më ka thënë po dal deri në Shtime”.

    Halili ka thënë se djali i tij nuk ka ushtruar dhunë asnjëherë ndaj viktimës.

    “Kurrë nuk e ka rrehë kurrë. As në burg nuk ka qenë kurrë. I ka bërtit po me e rreh jo. Janë përla po nuk janë rreh”, ka thënë ai. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark