Flet eksperti: A përbëjnë paratë rrezik për tu infektuar nga Covid-19 - Insajderi
×
LifeStyle

Flet eksperti: A përbëjnë paratë rrezik për tu infektuar nga Covid-19

Insajderi
20 March 2020 - 16:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kina u kërkoi në muajin shkurt bankave të dezinfektonin kartmonedhat dhe t`i mbanin ato për shtatë në vende të thata, si pjesë e politikave për frenimin e përhapjes së koronavisrusit.

Bankave po kështu iu tha të dezinfektojnë shpesh bankomatet, në mesin e frikës se paratë mund të jenë një mënyrë e përcjelljes së sëmundjes.

Por anëtari i bordit drejtues të Bundesbank,  Johannes Beermann thotë se rreziku për ta marrë Covid 19 nga paratë kesh është fare minimal. Sipas Beermann “probabiliteti për t`u sëmurur nga paratë është më i vogël sesa ai i infektimit nga cdo objekt tjetër që përdorim në jetën e përditëshme.

“Banknotat dhe monedhat nuk përbëjnë ndonjë rrezik të vecantë për popullatën”, siguroi ai duke shtuar se eurot janë krijuar në mënyrë të tillë që tek ato, ndotja nga përdorimi I përditshëm të jetë minimale.

Për më tepër, kartëmonedhat prej 5 dhe 10 eurosh, që qarkullojnë më tepër, kanë edhe një shtresë mbrojtëse.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit kalon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq ato të ndotura dhe i zëvendëson me të reja, të porsaprintuara”, shpjegoi Z.Beermann. Edhe virologu René Gottschalk, kreu i zyrës së shëndetit në Frankfurt, nuk mendon se ekziston rreziku I percjelljes se koronavirusit përmes banknotave, pasi edhe vetë aftësitë e tyre fizike janë të tilla që nuk i kthejnë në burime kalimi të patogjenëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark