Flet mjeku kujdestar që pranoi viktimat e vrasjes në Pejë: I plagosuri i solli vetë dy personat pa shenja jete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet mjeku kujdestar që pranoi viktimat e vrasjes në Pejë: I plagosuri i solli vetë dy personat pa shenja jete

    Insajderi
    09 September 2021 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës ka folur edhe mjeku kujdestar, Sadri Berisha i cili dhe ka pranuar viktimat në spitalin e kësaj komune.

    I njëjti ka bërë të ditur se viktimat kanë ardhë pa shenja jete në spital, ndërsa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë.

    “Rreth orës 20;30 pa shenja jete janë sjell ne spital, dhe nje i tretë i plagosur që ju ka ndihmuar me i sjell deri këtu. Plagët kanë qenë me armë zjarri, derisa personi i tretë ka qenë i plagosur në dorën e majtë, dhe me pas ka procedu tutje dhe është intervistuar nga prokurori. Për momentin është duke u trajtuar në spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sadri Berisha në emisionin “Politiko” në Kanal 10.

    Nga kjo ngjarja të vrarë kanë mbetur, Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Bernard Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark