×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet motra e Përparim Ramës pas përzgjedhjes si mësuesja më e mirë

    Insajderi
    07 March 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luljeta Muçaj është zgjedhur mësuesja më e mirë në kryeqytet. Kjo e fundit është motra e kryetarit të komunës, Përparim Rama.

    Përzgjedhja e saj u bë e ditur nga shkolla “Ismail Qemaili”, ku ajo ushtron profesionin e saj.

    “Sot, në këtë ditë historike për shkollën tonë, është nder e përgjegjësi, që mësimdhënësja e këtij institucioni Luljeta Muçaj, u përzgjodh mësimdhënësja e dalluar e vitit, në nivel komunal, nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, kryetari Rama për Kohën ka thënë se kjo nuk ka lidhje me të.

    Zgjedhja e motrës nuk ka lidhje me mua.” – citohet të ketë thënë ai.

    Insajderi ka kontaktuar me motrën e Ramës, Luljeta Muçaj dhe e njëjta tha se vlerësimi fillimisht është realizuar në nivel të shkollave dhe pastaj nga DKA në nivel komunal.

    Ajo tha se nuk është kompetente të flas për vlerësimin. E njëjta shtoi se për nivelin e saj mund të vërtetojnë palë të ndryshme para se z. Rama të zgjidhej kryetar i komunës.

    “Vlerësimi si proces fillimisht është realizuar ne nivel të shkollave e më pas të përzgjedhurit janë vlerësuar nga DKA në nivel komunal. Për vlerësimin unë nuk jam kompetente të flas por trupet vlerësuese. Sa i përket punës sime, palë të ndryshme mund të vërtetojnë nivelin edhe shume kohë më parë, para se z. Rama të jetë në postin e tij të tanishëm”, tha Muçaj për Insajderin./Gazeta Insajderi

    Faleminderit per konsideraten. .

    ❤️

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark