×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet nëna e Klodian Rashës – tregon momentet e fundit me djalin e saj: Kishte dy hurma në dorë

    Insajderi
    10 December 2020 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vizitën të cilën e kishte pasur sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në familjen e djaloshi që u vra nga Policia, Klodian Rashës.

    Top Channel ka dhënë detaje nga ajo se çfarë kishte biseduar me të ëmën e Klodianit.

    E ëma kishte thënë Ramës se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë .

    Sipas saj Klodianin ajo e kishte parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

    E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij.

    Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën. /TopChannel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark