Flet nëna e trevjeçarit: Djali ka probleme me zemër, edukatoret nuk e ushqyen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet nëna e trevjeçarit: Djali ka probleme me zemër, edukatoret nuk e ushqyen

    Insajderi
    19 September 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fitore Geci, nëna e trevjeçarit që u dhunua fizikisht nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë”  në Fushë Kosovë ka folur ekskluzivisht për Gazetën Insajderi. Ajo ka thënë se djali i saj ka probleme shëndetësore.

    Ajo tregon se djali i saj ka probleme me zemër dhe sipas saj edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.

    “Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo

    Gazeta mëson se Fitore Geci është mbesa e Gani Gecit.

    Aktualisht para objektit të çerdhes ndodhet nëna e  trevjeçarit bashke me ekipet e Policisë së Kosovës.

    Po ashtu aty ndodhet edhe gazetarja e Insajderit e cila do t’na informoj për të rejat  në kohë reale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark