Insajderi
Sport

Flet për herë të parë Alonso pasi iu bashkua Chelseat

Insajderi
17 May 2026 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Flet për herë të parë Alonso pasi iu bashkua Chelseat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xabi Alonso edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Chelseat.

Ai zëvëndëson Liam Roseniorin, i cili u shkarkua gjatë muajit të kaluar pas humbjes 3-0 ndaj Brightonit.

Pasi u zyrtarizua, Alonso foli për herë të parë duke shprehur se është i lumtur që ju bashkua “Bluve”.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe më mbush me krenari të madhe të bëhem menaxher i këtij klubi të madh. Nga bisedat e mia me grupin e pronarëve dhe udhëheqjen sportive, është e qartë se ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një ekip të aftë për të garuar vazhdimisht në nivelin më të lartë dhe për të luftuar për trofe. Ka talent të madh në skuadër dhe potencial të madh në këtë klub futbolli dhe do të jetë nder i madh për mua ta udhëheq atë. Tani fokusi është në punë të palodhur, ndërtimin e kulturës së duhur dhe fitimin e trofeve”, u shpreh Alonso.

Alonso, nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe do të marrë detyrën zyrtarisht nga korriku i këtij viti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark