×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet zyrtarja që dërgoi peticionin për heqjen e vizave tek Macron dhe liderët tjerë të BE-së

    Insajderi
    13 October 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liberalizimi i vizave për Kosovën është temë diskutimi sot në takimin e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka thënë se i vlerëson të ulëta shanset që të vendoset diçka pozitive sa i përket liberalizimit në takimin e së enjtes.

    Ajo muaj më parë kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve përmes një peticioni online, ku kërkonte heqjen e vizave për Kosovën.

    Lidhur me nënshkrimet e mbledhura, Shchneeberger tha për Telegrafin se ato i dërgoi te presidenti fracez, Emmanuel Macron, Presidenti i Parlamentit Evropian, Presidentit të Komisionit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, por që nuk mori përgjigje.

    “Deri më tani kam pasur vetëm një përgjigje nga Charles Michel duke thënë se ata e marrin parasysh këtë çështje. Ne e dimë mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, por më kot kam pritur një përgjigje nga Emmanuel Macron qysh në qershor. Peticioni i cili ka marrë 16,737 nënshkrime, padyshim që nuk ia vlen as të përgjigjet me email. Kjo është një shprehje mosrespekti”, ka thënë Shchneeberger për Telegrafin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark